Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Angela MerkelOpozita gjermane kritikon percaktimin e hershem te koalicionit qeveritar


Gjermania ka vendosur relativisht heret qe te mos mbeshtes nje shtet palestinez te shpallur ne menyre te njeanshme. Qysh ne maj te ketij viti kancelarja gjermane Angela Merkel ne prani te kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu kishte deklaruar se


Ne duam nje zgjidhje me dy shtete dhe kjo zgjidhje me dy shtete duhet te perpunohet. Ne nuk besojme qe hapat e njeanshem ndihmojne ne kete drejtim.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Rolf MtzenichNe qarqet e opozites ne parlamentin gjerman kritikohet ky percaktim i hershem i qeverise federale. Rolf Muumltzenich eshte ekspert per Lindjen e Mesme dhe zedhenes per politiken e jashtme te grupit parlamentar te socialdemokrateve SPD ne Bundestag


Na vjen keq per kete percaktim te hershem per shkak se permes tij pengohen shanset e krijimit te nje pozicioni te unifikuar evropian dhe po ashtu kerkesat per kthimin e aktiviteteve paqesore te qeverise izralite.


Shtetet evropiane me qendrime te ndryshme ndaj paralajmerimit palestinez


Evropa eshte e ndare rreth kesaj ceshtjeje. Franca dhe Spanja nuk e kane perjashtuar mundesine e mbeshtetjes se veprimit te njeanshem te palestinezeve ne OKB. Eumlshte e mundur qe ne te dy vendet per kete te kene luajtur nje rol numri i larte i popullsise me origjine arabe dhe motivet e brendshme politike.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guido Westerwelle ne GazeBritania e Madhe nuk ka vendosur ende nderkohe qe Holanda dhe Gjermania kane rezerva te medha. Para se gjithash per shkak te konsiderates ndaj interesave izraelite te sigurise. Kjo i eshte kumtuar presidentit palestinez Abbas ne qershor edhe nga ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle


Une e kam keshilluar me vendosmeri presidentin Abbas nga hapat unilateral te njeanshem. Une besoj qe hapat e tille do te arrijne te kunderten e asaj qe ne duam.


Gjermania deshiron te shmange nje krize te re ne Lindjen e Mesme


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike SHBA Izrael Palestina Lindja e Mesme EvropaNe rast te shpalljes se njeanshme te nje shteti palestinez Izraeli ka kercenuar me hakmarrje diplomatike. Gjendja ne Lindjen e Mesme mund te perkeqesohet duke u kthyer ne nje krize te re ne mesin e vet palestinezeve mund te shpertheje nje intifade e re. Gjermania deshiron te shmange me cdo kusht nje zhvillim te tille. Perseri shefi i diplomacise gjermane Westerwelle.


Ne duhet te jemi te kujdesshem qe ne Lindjen e Mesme mos te futemi ne nje qorrsokak te rrezikshem. Qe ne mos te kemi nje gjendje me nje rrezik te konsiderushem per eskalim. Prandaj ne perpiqemi qe ne kuader te aktiviteteve tona te jashtme politike te shmangim nje konfrontim ne vjeshte.


Pala palestineze ka qene e gatshme per leshime te medha


Kete kurs e mbeshtet edhe opozita gjermane. Megjithate ajo i referohet ketu edhe stanjacionit disavjecar te negociatave ne Lindjen e Mesme perkunder faktit se udheheqja palestineze kishte sinjalizuar Izraelin se eshte e gatshme qe te bej leshime.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeNe e kemi perjetuar edhe nga publikime perkatese se sa e gatshme ka qene pala palestineze qe te pajtohet me kerkesat maksimale izraelite. Keshtu qe une mendoj se ky hap i paralajmeruar i paletinezeve eshte nje mjet tjeter presioni per te filluar serish negociatat e verteta te paqes. Dhe ne nuk guxojme te harrojme se nje numer i madh i qeverive ne kete bote sic duket jane te gatshme qe te mbeshtesin kete hap te autoritetit autonom palestinez.


Ende nuk eshte e qarte nese palestinezet do ta zbatojne kete capje diplomatike perpara. Dhe nese po ne cfare forme. Simpatia ne radhet e gjera te popullsise ne Gjermani me siguri qe nuk do te mungoje. Per dallim do te mungoje mbeshtetja diplomatike.



Autor Daniel Scheschkewitz / Esat Ahmeti


Redaktoi Mimoza Cika - Kelmendi