Pasi e quajti Gjermaninë “rob” të Rusisë, presidenti amerikan Donald Trump tani ka lavdëruar marrëdhënien e SHBA-ve me një nga partnerët më të rëndësishëm strategjik të saj. Merkel përmendi fëmijërinë e saj të GDR kur qortoi presidentin.


Takimi i NATO-s dukej i vendosur për një fillim të ashpër të mërkurën, me Donald Trump që qortoi ashpër Angela Merkel pasi pretendoi se Gjermania ishte “rob” i Rusisë për koncesionet e saj në kuadër të një marrëveshjeje të diskutueshme për gazsjellësit.


“Gjermania është rob i Rusisë, sepse po merr shumë energji nga Rusia. Ata paguajnë miliarda dollarë për Rusinë, dhe ne duhet t’i mbrojmë ata kundër Rusisë”, tha Trump herët në mëngjes.


Por, qëndrimi i Trump ndryshoi menjëherë pas një takimi kokë më kokë me kancelaren. Presidenti amerikan nisi të këndonte një melodi të dëgjuar edhe më parë, duke thënë se lidhja midis aleatëve gjithnjë e më të shqetësuar ishte më e madhe – më e “jashtëzakonshme” se çdo dallim midis udhëheqësve.


“Ne po zhvillojmë një takim të madh”, u tha Trump gazetarëve duke ndjekur një linjë me kancelaren.


“Ne po diskutojmë shpenzimet ushtarake, dhe po flasim për tregtinë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, theksoi ai.


Ndërkohë vetë Merkel ishte më e rezervuar me vlerësimin e saj, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë “partnerë të mirë dhe dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen”.


Më herët gjatë ditës duke folur përpara takimit të saj me Trump, Merkel e kundërshtoi karakterizimin e Trump për Gjermaninë si të nënshtruar ndaj interesave ruse.


“Kam përjetuar, personalisht, atë pjesë të Gjermanisë që ishte e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik”, tha Merkel, e cila u rrit në Templin në ish-Gjermaninë Lindore (RDGJ).


“Unë jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në liri … dhe për këtë arsye mund të them gjithashtu se ne kryejmë politika të pavarura dhe mund të marrim vendime të pavarura”, theksoi kancelaria në një kundërpërgjigje fëmijënore por bindëse ndaj Trump.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)