"Asgjë nuk vjen rastësisht në jetë”. Gjermania e vërtetoi këtë në Brazil ku jo rastësisht arriti të konfirmohej si skuadra më e fortë por njëkohësisht edhe më spektakolare e Botërorit.




Nëse rrallëherë çdokush ishte dakort me praninë e djemve të Low, të cilat jo rastësisht treguan muskujt edhe në “Maracana”. Për të zbuluar rrënjët e këtij suksesi duhet të kthehemi pas rreth 10 vjet në kohë menjëherë pas europianit të dështuar të Portugalisë. Në Gadishullin Iberik, gjermanët si rrallëherë u eliminuan që në fazën e grupeve, por ajo disfatë i bëri më të fortë sepse leksionet që morën ju shërbyen për vitet në vazhdim. Federata nisi punën për ristrukturimin e sektorit të të rinjve, ndërsa investimet në futboll u rritën ndjeshëm. Dhe kur mbjell do të korrësh.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Në Botërorin e vitit 2006 Gjermania u rendit e treta ashtu si edhe 4 vjet më vonë në Afrikën e Jugut ku u eliminua nga Spanja në gjysmëfinale.Euro 2008 i katapultoi panzerat në finale ku gjetën Spanjë më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa 4 vjet më pas ata u kualifikuan sërish deri në gjysmëfinale ku u mundën nga Italia. U afruan disa herë, madje edhe e prekën përkohësisht suksesin por mundi dhe djersa e derdhur në vitet e fundit u shpërblyen në atë minutë magjike të Rios ku Mario Gotze i kurorëzoi kampionë bote. Një gol që erdhi pikërisht nga këmbët e dy talenteve për të cilët Gjermania ka investuar aq shumë, Andre Schyrrle dhe Mario Gotze. Një brez i artë lojtarësh të lindur pikërisht në fidanishtet e ndërtuara 14 vjet më parë që së bashku me shumë të tjerë si Muller, Draxler, Kroos apo edhe Marco Reus që mungoi në këtë Botëror, janë yjet e vërtetë të futbollit botëror. Gjermania është e ndërtuar rreth yjeve të tillë sepse ata janë xhevahirët që lakmohen nga klubet më të mëdha europiane.




Një finale e fituar me prepotencë sepse suksesin e ndërtuan ndeshje pas ndeshje, duke mos lënë asnjë hije dyshimi për faktin nëse e meritojnë ose jo këtë Botëror. Në gjuhën e statistikave, skuadra e Joachim Low është e pamëshirshme. Goli i Gotzes është i pari I shënuar në një finale Botërori nga një zëvendësues, ndërsa Kroos bëhet I pari gjermano-lindor që fiton një kupë.




Gjermania ka në grupin e saj plot 14 lojtarë të moshës nën 25 vjeç, ndërsa këtë Botëror e mbylli me 18 gola në total, si askush tjetër, duke barazuar madje edhe rekordin e Brazilit në vitin 2002. Një tjetër rekord që Klose theu është edhe numri I ditëve që nga botërori I parë deri tek i fundit, plot 4396, 21 më shumë se Pele që luajti në Botërorët mes viteve 1958-1970. Një histori suksesesh që kulmoi me ngjitjen në majën e botës. Gjermania dha shembullin më të mirë se “Asgjë nuk vjen rastësisht në jetë”./ss/Indeksonline/