Pozicioni i ashpër i Gjermanisë ndaj Greqisë përgjatë negociatave të fundit për marrëveshjen e arritur, qartazi ka ndarë opinionin e vendeve evropiane, me qytetarë nga vende të ndryshme të Evropës që kanë mbetur të dëshpëruar me mënyrën e negocimit të Berlinit.




Nga një hulumtim i organizatës YouGov të bërë në shtatë vende evropiane del që  britanikët kanë qenë jashtëzakonisht kritik ndaj Gjermanisë, ku 50 për qind prej tyre janë shprehur me mendimin se Gjermania ka menaxhuar dobët me krizat e borxhit në Greqi, gjersa vetëm 21 për qind prej tyre kanë thënë se Gjermania është treguar e aftë në menaxhimin e këtij problemi, transmeton Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Edhe shumica e të anketuarve francezë dhe finlandezë kanë thënë se Gjermania është teguar e dobët, gjersa vetë gjermanët janë treguar kritikët më të mëdhenj, ku 51 për qind nga ta kanë thënë se nuk ishin fare të impresionuar me mënyrën e të negociuarit të Gjermanisë me Greqinë.




Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Ministri i Financave në Gjermani, Wolfgang Schauable, janë kritikuar ashpër për rolin e tyre në krizën greke, ku është thënë se që të dy janë treguar rigorozë dhe të pakompromisë gjatë bisedimeve me Athinën.




Por, përkundër kritikave të shumta, Dora e Hekurt e Gjermanisë duket të jetë pritur mirë në Evropën veriore dhe në vendet skandinave.




Shumica e të anketuarve në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë mendojnë se Gjermania ka zhvilluar negociata të mira. /Indeksonline/

 




 



Germany's reputation hit by handling of Greek debt crisis – http://t.co/ExFJGQo7ss pic.twitter.com/i9hhS4y37E


— YouGov (@YouGov) August 4, 2015