Një histori e pabesueshme vjen nga Nairobi në Kenia, ku një magazinier 31-vjeçar ka fituar një shumë marramendëse. Plot 1.8 milionë euro ka fituar Gordon Paul Ogada pasi kishte parashikuar saktë rezultatin e 17 ndeshjeve të futbollit, javën e kaluar. Një kombinim i çmendur i rezultateve, të cilat në fakt ndeshje pas ndeshje u përmbushën në mënyrë të pabesueshme.




Parashikimi i fundit ishte ai i barazimit mes Liverpool-it dhe Tottenham-it (2-2), që erdhi në fund të një sfide të jashtëzakonshme, ku shënoi edhe bashkëpatrioti i Gordon-it, Wanyama. Lista me 17 rezultatet e prashikuara nga magazinieri nga Nairobi i dhuroi atij një jackpot prej më shumë se 230 milionë shilingash keniane, apo një milion e 800 mijë euro. Një shifër e jashtëzakonshme, veçanërisht për një vend të varfër si Kenia.



9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)