Nëse negociatat me Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e cilësoi si mjaft të domosdoshëm për turizmin aeroportin e Vlorës. Për pasojë, ai tha se nëse bisedimet me konsorciumin turk nuk do të mbyllen,  qeveria është e vendosur të ndërtojë me buxhetin e saj. Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport.


Janë  parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partenireteve Publik Privat të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë. Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike”, tha Gjiknuri.


Ministri i linjës tha gjithashtu se qeveria po tenton që të gjejë investues privatë për ndërtimin e aeroporteve në Sarandë dhe Kukës.


Sipas Gjiknurit, aeroporti i Sarandës është i domosdoshëm sepse Korfuzi është i  mbingopur dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë mbi 600 mijë qytetarë. Do të thotë që ka një fluks të madh njerëzish që lëvizin në drejtim të Sarandës. Saranda ka dhe kapacitete akomoduese më shumë se çdo vend tjetër i Shqipërisë.


Kemi hapur garën për aeroportin e Kukësit që do të jetë një investim tërësisht privat. Pra koncesionohet aeroporti i Kukësit me shpresë që të ky të përdoret nga linajt me kosto të ulët. Sipas studimeve paraprake të fizibilitetit ka interes qoftë nga pjesa e Kosovës qoftë nga pjesa veriore e Shqipërisë, sidomos për disa destinacione  si Zvicra, Britania e Madhe.”


Terminal kroçerash në Durrës


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, njoftoi edhe ndërtimin e një terminale kroçerash në qytetin e Durrësit. Edhe ky investim pritet që ti jepet privatit. “Pavarësisht se është i koncesionuar, në portin e Durrësit është hapur gara për thellimin e portit. Porti rrezikon të bllokohet të mos hyjnë anije të mëdha për shkak të nevojës për rritjen e thellësisë mbi 12 metra dhe shpesh herë ka ndodhur që anijet mbeten në Durrës. Ky projekt që është në letër mbi 10 vjet nuk është bërë realtitet. Fondet e nevojshme janë, gara është e çelur. Shpresojmë brenda këtij viti të lidhim kontratën dhe në krye të gjashtë muajve porti të ketë thellimin e nevojshëm. Po shikojmë mundësinë përmes investimit privat të një terminali të krocerave në Durrës, sepse interesi për kroçerat është rritur. Kjo do të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave për portin dhe turizmin pasi ka interes për të sjellë të paktën 1 krocerë në ditë”, argumentoi Gjiknuri.


7 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)