Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Gjiknuri ka shprehur bindjen e tij se me 28 qershor shqiptaret do te jene ne gjendje te bejne diferencen.
“Shqiptaret ne keto 4 vjet mund ta bejne diferencen. Ata kane qene deshmitare te nje keqqeverisjeje te vazhdueshme, te nje qeverie te papergjegjshme qe ka shperdoruar besimin e tyre. Ndersa ne premtojme nje qeverisje te mire”, ka pohuar Gjiknuri.
Ai ka akuzuar direkt kryeministrin Berisha se ka monopolizuar ekonomine e vendit duke punuar ne favor te familjes se tij biologjike dhe madje duke shkaktuar edhe viktima.
“Ketu kemi te bejme me nje qeverisje uzurpatore, e permbledhur ne nje njeri si Berisha dhe familja e tij. Qeveria i vuri interesat paresore ne sherbim te saj, duke vrare njerez dhe duke pasur ministra qe po hetohen nga drejtesia. Ne do punojme per t’i eleminuar gjera te tilla”, ka theksuar Gjiknuri.
Me tej kandidati socialist per qarkun e Elbasanit ka bere pergjegjese qeverine Berisha edhe per fenomenin e ndertimeve pa leje, si dhe per ceshtjen e pronave.
“Ceshtja e ndertimeve pa leje i ka fillesat ne vitin 1992, kur ndertimet filluan te zgjeroheshin ilegalisht ne te gjithe territorin dhe qeveria e atyre viteve nuk beri asgje per ta ndaluar”, ka shtuar Gjiknuri.