Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka pasur një bisedë miqësore edhe  me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.


Në një postim në fb, Gjiknuri thotë se SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjërë.


“Konsolidim i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë” shkruan Gjiknuri.


8 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)