GJILAN-Në Gjilan, në orën 07:00, ka nisur procesi i votimit për kryetar të komunës së Gjilanit. Partia Demokratike e Kosovës në këtë garë konkurron me kandidatin Qemajl Mustafa (kryetar aktual i komunës së Gjilanit), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me Fatmir Rexhepin. Në këtë komunë janë gjithsej 31 qendra votimi me 127 vendvotime.

Të gjitha këto pika do të sigurohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit . Qendrat e vendvotimeve sigurohen nga rre 450 pjestarë të Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka përgatitur edhe një plan policor që konsiston në sigurimin e vendvotimeve, përcjelljen e sigurt të materialit zgjedhor, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe situatës së sigurisë në vend si dhe parandalimin dhe luftimin e krimit.

(d.b/BalkanWeb)