“Duhet te votoni per ndryshimin e madh, sepse sot eshte e papranueshme qe Shqiperise dhe shqiptareve iu thuhet perseri se nuk iu hiqen vizat. BE e thote qarte dhe prere, hiqni Berishen qe te hiqen vizat”, ka deklaruar Gjinushi.
Ndersa Erjon Veliaj, ne nje tubim me qytetaret e Gjirokastres, serish ka vene theksin tek forca dhe potenciali i te rinjve shqiptare, te cilet shpesh perballen me mangesine e mundesive te barabarta per te qene te suksesshem ne jete.
“Jemi dy jave perpara se te vije ndryshimi i madh dhe ai do te vije nga te rinjte. Te rinjte shqiptare jane te talentuar dhe u duhet dhene nje mundesi per te treguar sa te afte jane”, eshte shprehur Veliaj.
Veliaj prezantoi ne kete tubim dhe kandidatin e G99 per qarkun e Gjirokastres, Orgen Hasanbegaj, si dhe aktivisten e shoqerise civile Alketa Qendro.