Nga kupola e vendosur mbi pusin e naftës në Gjiri e Meksikës tani po mblidhen rretj 10 mijë fuci naftë në ditë.

Drejtori ekzekutiv i British Petroleum, Toni Heywards tha se sasia po shtohet që prej te shtunes dhe eshte me shume se gjysma e 19 mije fucive, qe derdhen cdo dite ne det. Ai tha per BBC se BP do t’a ktheje Gjirin e Meksikes ne gjendjen e meparshme.

Kupola sherben per ta mbledhur shumicen e naftes qe ka dale ne det, ne nje anije qe qendron ne siperfaqe. BP shpreson te gjeje nje zgjidhje te qendrueshme, por sipas drejtuesve nuk do te perfundoje perpara gushtit. Si British Petroleum dhe administrata amerikane jane kritikuar per menaxhimin e situates.

Rrjedhja e naftes dhe ndotja prej saj eshte cilesuar si katastrofa me e madhe natyrore ne historine e Shteteve te Bashkuara. Platforma u mbyt me 20 Prill, duke u marre jeten dhe 11 punetoreve.