Reforma në drejtësi ishte fokusi i fjalës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në fjalën e saj në Kongresin e PS-së. Gjonaj tha se reforma në drejtësi është e pandalshme dhe se maxhoranca ku ajo bën pjesë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për të bërë shtet.


Reforma në drejtësi, sado janë përpjekur për ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj janë vetëm fillimi. PS dhe kjo maxhorancë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për shtet. Ne zgjodhëm një qasje të re për qeverisje, një koalicion për qytetarët me qytetarët.


Beteja vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Kemi shumë për të bërë por jemi në rrugën e duhur me vullnet të fortë. Forcimin e strukturave  dhe një administratë profesioniste do të na japë një qeverisje shumë më të mirë. Për këtë maxhorancë prioritet është vëmendja ndaj qytetarit, shërbimi ndaj tij në respekt të plotë të ligjit. -tha Gjonaj


Qeveria ku jam pjesë ka si mision të saj luftën pa kompromis ndaj korrupsionit. Ne luftojmë përditë korrupsionin dhe jemi bërë palë me qytetarët. Kemi qenë dhe jemi këtu për tju shërbyer qytetarëve të Shqipërisë, që tiu shërbejmë atyre dhe jo ti vjedhim, vijoi më tej Gjonaj.


Ministrja e Drejtësisë u shpreh se janë ndëshkuar punonjës të administratës publike në bazë të ankesave të qytetarëve.


Janë bërë 38 mijë ankesa qytetarësh e në bazë të tyre dhe jo vetëm janë bërë shkarkime të punonjësve të administratës publike. Për ne gjatë këtij mandati, qytetarët kanë qenë të parët, tha më tej Gjonaj.