Sekretari Ndërkombëtar pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni thotë në Tonight Ilva Tare thotë se kryeministri Edi Rama ka protagonizëm të tepruar për sa i përket reformës në drejtësi. Ai thekson se zgjedhjet pa opozitën na çojnë në skenare të frikshme për vendin.


Pjesë nga biseda:


Gjoni: Duhet të jemi real, konkret kur të flasim për drejtësinë. Edhe kryeministri ka një protagonizëm të tepruar në gjykimin tim personal, por është bërë e ditur edhe nga eksponentë të tjerë të LSI-së, sepse merr përsipër të flasë për drejtësinë në një moment që opozita është në çadër dhe rrezikon të bojkotojë zgjedhjet, pa të cilën nuk ka zgjedhje. Të mos flasim për datë zgjedhjesh, por për zgjedhje.


Flasim pastaj për skenare të frikshme për vendin pa opozitën. Prandaj, qëndrimi ynë si LSI ka qenë që në fillim konsensus, gjithpërfshirje që të gjithë të bëjnë një lëshim për interes të vendit. Edhe unë jam kthyer bashkë me nusen time të huaj që të jetoj këtu në këtë vend dhe mua më vjen turp sot për këtë situatë të krijuar, sepse unë nuk ndjej pikë të ardhme si qytetar shqiptar.




/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter