Sekretari Ndërkombëtar pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni thotë në Tonight Ilva Tare thotë se është pozitive që ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë shumë në krizën e fundit politike, duke theksuar se zgjidhjet duhet të jenë gjithmonë nga brenda.


Pjesë nga biseda:


Gjonaj: Ndërkombëtarët po tregohen të duruar ndryshe nga herë të tjera. Unë nuk e shoh këtë kontekst si një situatë ku ka vend për ndërkombëtarët pasi çdo gjë është kaq e zgjidhshme nga shqiptarët. Në demokraci ka probleme dhe problemet kërkojnë kohën e duhur për tu zgjidhur.


Ne na duhet një zgjidhje nga brenda në qoftë se duam zgjidhje afatgjatë. Nëse duam zgjidhje si ato pullat e gomaradareve të rrotave të biçikletës i marrim me formula të parashkruara nga jashtë. Gjithmonë ka zgjidhje. Nuk duhet të jemi kaq fatalist.



/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter