Ministrja e Integrimit shprehet se në vizitën e Fule do të paraqitet paketa e masave për reformat


Copy-of-Gjosha-ministrjaEkstremistët në Bashkimin Europian mund të vënë shkopinjtë nën rrota edhe në qershor. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në intervistën e saj për “AS TV”, thekson se pavarësisht reformave që qeveria shqiptare po ndërmerr, ndikimi i forcave të brendshme ekstremiste në vendet e Bashkimit Europian mbetet ende shumë i madh. Gjithçka mund të ndodhë, nuk mund të them që Shqipëria do marrë statusin në qershor. Për sa u përket ekstremistëve, gjithmonë ka ekzistuar dhe do të vazhdojë të ekzistojë. Janë forca lobuese me një nivel shumë të lartë brenda vendeve anëtare dhe ato japin mendimin e tyre dhe vazhdojnë të forcojnë mendimin e tyre për zgjerimit dhe politikës mbi Shqipërinë. Megjithatë, nuk na ndalon për të vazhduar me vendosmëri atë që kemi nisur”, deklaroi ministrja. Gjosha bën të ditur se shumë shpejt qeveria do të nisë lobimet për të siguruar votën e vendeve skeptike, vendimtare për të siguruar statusin. Një punë shumë e mirë po bëhet edhe me imazhin e Shqipërisë, është bërë një axhendë e detajuar si për mua ashtu edhe për ministrin e Jashtëm apo edhe më tej për tu takuar me disa vende kyçe anëtare, të cilat janë vendimtare në vendimet e tyre për Shqipërinë në qershor”, shprehet Gjosha. Në vizitën e pritshme të Komisionierit për Zgjerimin, Stefan Fyle, mësohet se Shqipëria do të paraqesë një plan të detajuar me punën e kryer mbi reformat kyçe që lidhen me integrimin, kjo që pas marrjes së pushtetit nga Edi Rama.


Ministrja Gjosha thekson se reforma territorial-administrative dhe ajo në drejtësi, duhet të kenë dhënë sinjalet e para të suksesit brenda prillit, në mënyrë që BE të ketë një bazë mbi të cilën të japë vlerësimin në qershor. Është një plan masash që ka afate, por masa të detajuara duke filluar që nga trajnimet e administratës publike e deri në mënyrën e zbatimit të të gjitha masave që duhet të ndërmarrin. Shumica e tyre kanë një afat deri në prill që të kemi mundësi tu tregojmë vendeve anëtare për progresin që Shqipëria ka arritur në këto muaj’, tha Gjosha. Në qershor jepet vlerësimi i radhës për statusin  kandidat të Shqipërisë. Në dhjetor, pavarësisht vlerësimit pozitiv të Komisionit Europian, Holanda, Franca, Gjermania, Anglia e Danimaraka votuan kundër tij. Ndërsa vetë shtetet e BE-së pritet të përfshihen në zgjedhjet për strukturat e saj, ku forcat ekstremiste kanë ndikim të ndjeshëm në elektoratet përkatëse.


 


 


 


Ky shkrim Gjosha: Ekstremistët, rrezik dhe në qershor u publikua me pare te Gazeta SHQIP.