Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e ka cilësuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian si një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët.



Duke folur gjatë një takimi me nxënësit e shkollës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë për gjithëpërfshirjen e të rinjve në procesin e integrimit, ministrja Gjosha theksoi se, “duhet të mendojmë për të ardhmen e brezave të rinj”. Ministrja gjithashtu shtoi se, “Qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet dhe standardet e BE-së”. / Top Channel