Prokuroria e qytetit te Barit ne Itali ka kerkuar arkivimin e ceshtjes qe ka si te pandehur Milo Gjukanovic, pese here kryeminister i Malit te Zi.

Gjukanovic akuzohet per bashkepunim me organizatat kriminale, me qellim trafikimin e cigareve kontrabande.

Prokuroret zbuluan nje defekt ne juridiksionin e ceshtjes, si dhe jane bazuar tek fakti se Gjukanovic gezon imunitet diplomatik.

Per me teper, Gjukanovic pritet te caktohet nga presidenti malazez Filip Vujanovic per te drejtuar qeverine e re.