Nga Express më 27 prill 2011 në ora 17:00

Kryeministri i Malit të Zi, Igor Lukshic, e cilësoi si lajm pozitiv faktin se të gjitha këshillat komunale të partisë në pushtet, DPS, e kanë propozuar sërish Milo Gjukanovicin për kryetar të partisë, në kongresin që do të zhvillohet më 21 maj.



Sipas fjalëve të tij, zgjedhja e Gjukanovicit për kryetar të DPS-së, nuk do të zvogëlojë autonominë e qeverisë.



“Nuk mendoj se me këtë është kërcënuar hapësira për punën time. Zoti Gjukanovic është tejet i rëndësishëm për DPS-in dhe nëse ai vendos ta pranojë kandidaturën, mendoj se këtë do ta bëjë për të forcuar DPS-në për t’u përballur me sfidat në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye, është ky një lajm tejet pozitiv”, tha Lukshic.