Zyrtarët serbë në Beograd vazhdojnë të kërcënojnë se në mënyrë të njëanshme do ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.
Drejtori të ashtuquahturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin, atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.
Gjuriq ka thënë se i ka ardhur fundi durimit dhe nëse shqiptarët kanë mundur që njëanshëm ta shpallin pavarësinë, edhe serbët mund ta formojnë AKS-në.
Fundja, ky nuk do të ishte hap i njëanshëm, pasi që kjo përkrahet me marrëveshjen e Brukselit, ka thënë Gjuriq, për televizionin serb Pink, transmeton Telegrafi.
Ai ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter