Gjykata vendos te mos i dergoje me korriere civile ish-Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Agim Shehu teksa ai refuzoi per here te katert kerkesen e togave te zeza per te deshmuar ne procesin gjyqesor te hapur ndaj ish-zyrtareve te larte te sherbimit sekret vendas.

Te pese gjyqtaret e Krimeve te renda urdheruan qe Agim Shehu te njoftohet nga nje oficer i policise gjyqesore per t'u paraqitur ne gjykate ne 30 dhjetor e ne rast se ai kundershton edhe policine gjyqesore, atehere ai do te sillet forcerisht per te deshmuar mbi ate cfare ish-zyrtari i larte i policise ne vitin 1995 di per rrembimin e Remzi Hoxhes, Avdyl Loshajt dhe Ziso Kristopullit.

Nderkaq gjykata ashtu, si edhe ne seancen e meparshme do te vijoje te verfikoje adresen e Fatos Klosit, po ashtu deshmitar i rendesishem i organit te akuzes.

Megjithese nuk kane arritur per te disaten here rresht te degjojne deklaratat e atyre qe cilesohen si deshmitaret VIP, gjykata ka marre deshmine e tre funksionareve te tjere qe mendoheshin se kishin informacion mbi rrethanat e rrembimit te trefishte, per te cilin akuzohen Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro.

Por ashtu sikunder edhe deshmitare te tjere edhe  ish zevendesdrejtorit te SHIK-ut ne vitin 1995, Islam Xhinari,  i humbi kujtesa gjate seances atehere kur prokuror, Xhevat Hana, e pyeti per dijenine qe kishte ai dhe cfare ai mbante mend.











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code