150 000 ankesa per shkelje te te drejtave te njeriut jane aktualisht ne pritje per tu gjykuar ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut KEDNJ ne Strasburg.



Kjo gjendje eshte e papranueshme tha britaniku ser Nicolas Bratza kryetari i kesaj Gjykate ne konferencen vjetore per shtyp te gjykates ne fund te janarit 2012. E kjo megjithese qe nga qershori 2010 ka filluar zbatimi i protokollit 14 qe u shtua per reformimin e Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nicolas Bratza Ky protokoll qe bllokuar per vite me radhe nga Rusia. Kjo reforme ka bere te mundur pershpejtimin e shqyrtimit te rasteve te mbledhura ne gjykate dhe Bratza eshte i kenaqur.



Pjesa me e rendesishme e reformes eshte lejimi i gjyqtareve per te marre vendime individuale pa trup gjykues. Kjo do te thote qe ne raste kur eshte e qarte se jane te palejueshme apo ne raste qe nuk kerkojne hetime te metejshme gjyqtaret mund te vendosin vete per refuzimin e shqyrtimit te ketyre rasteve.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift



Nese mbajme parasysh se rreth 90 per qind e rasteve qe paraqiten prane Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut refuzohen per tu shqyrtuar perpunimi i shpejte dhe i thjeshte i rasteve prej nje gjyqtari te vetem eshte mjaft efikas. Perndryshe ceshtjet shqyrtohen prej trupash gjykues te perbere nga tre apo shtate gjyqtare ose - ne raste te jashtezakonshme nga Dhoma e Madhe e perbere prej 17 gjyqtaresh. Me shume se nje e treta e te gjitha rasteve te paraqitura ne 2011 ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg vinin prej vetem kater shtetesh - nga Turqia Rusia Ukraina dhe Greqia. Rastet e tjera ishin nga 43 shtetet e tjera te Keshillit te Evropes.



Gjykata vazhdon te luftoje me valen e ankesave. Ne vitin 2011 kesaj gjykate iu desh te merrej me shume se 52.000 raste. Nderkohe qe denime u shprehen vetem ne 1.150 raste dhe per shkelje te te drejtave te njeriut gjykata denoi vetem nje shtet anetar te Keshillit te Evropes. Shkelja me e shpeshte e konstatuar nga gjykata ishte e drejta per nje gjykim te drejte - me shume se nje e treta e te gjitha denimeve ne vitin 2011 lidheshin me kete ceshtje.



Autor  Daphne Grathwohl / Pandeli Pani



Redaktoi Esat Ahmeti