Anglezi Robin Arnold i dënuar nga Gjykata me 15 vjet e 6 muaj burg për akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” do të vuaj dënimin e mbetur ne Angli….
Ky është vendimi i dhënë nga togat e zeza, ku pranohet kërkesa e pedofilit Arnold për tu transferuar në Angli për të vuajtur vitet e mbetura të dënimit….
Anglezi Arnold, është dënuar në vitin 2010 së bashku me Dino Kristodulun dhe David Braun, pasi kanë abuzuar seksualisht me fëmijët e pastrehë brenda qendrës bamirëse me emrin “Fëmijët e tij”. 
Kjo qendër kishte si qëllim shërbimet humanitare, fetare dhe jofitimprurëse, por, anglezët e ardhur për mision humanitar abuzuan seksualisht me fëmijët e mitur. 
Sipas drejtësisë angleze, Robin Arnold për këtë vepër penale është dënuar edhe në Angli, ku ka vuajtur dënimin dhe më pas ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar fëmijët e pastrehë.