Tiranë- Zvarritja e proceseve gjyqësore është një nga sëmundjet më të rënda të sistemit gjyqësor shqiptar. Në të gjitha rastet janë makinacionet e avokatëve ata që e realizojnë këtë. Procesi ndaj të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit është një shembull tragjik i kësaj praktike sabotimi të seancave.

Por duket se situata është e rëndë edhe në procese të tjera dhe mbi të gjitha gjykata, duket tërësisht e pafuqishme për të ndikuar. Gjykata e Krimeve të Rënda, e pafuqishme për të ndryshuar realitetin, në një rast të paprecedent, i është drejtuar përmes një apeli publik medias, duke bërë të ditur zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj vrasësit të katër policëve, Dritan Dajtit dhe të pandehurve të tjerë në këtë çështje.

Gjykata thekson se ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për të marrë masa ndaj avokatëve, por asnjë masë nuk është marrë dhe situata nuk ka ndryshuar. Ky mund të jetë një rast i rrallë, kur Gjykata e Krimeve të Rënda, organi shtetëror që duhet të japë drejtësi, i drejtohet medias për të bërë publike një problem që është shndërruar në gangrene për sistemin gjyqësor.

Më poshtë po botojmë të plotë njoftimin e kësaj gjykate

****************************************************************

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E SHKALLES SE PARE PER KRIME TE RENDA

TIRANE

 Zyra e Mardhenieve me Publikun

 Adresa: RrugaJordan Misja

Telefon :2231528, Faks:2231527                                                     

          

                                                                                                         Tiranë, me datë: 22.02.2012

                                        

                                            NJOFTIM PËR MEDIAN

 Lënda:   Deklaratë për shtyp në lidhje me zvarritjen e gjykimit të cështjes penale

kundër të pandehureve: Dritan Dajti, Ergest Xhoxhi e Mariglen Muçaj.

 Për njoftim : Të gjitha mediave të shkruara dhe vizive.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë është duke u gjykuar cështja penale në ngarkim të të pandehurve Dritan Dajti, Ergest Xhoxhi e Mariglen Muçaj, gjykim i cili ka filluar në datë 11.12.2009 dhe vijon akoma.

Seanca e fundit gjyqësore datë 20.02.2012 nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së mbrojtëses së caktuar kryesisht av.Nevila Pushi për të pandehurin Ergest Xhoxhi (i cili kishte lëshuar deklaratë) dhe për të pandehurin Dritan Dajti, si dhe për shkak të mosparaqitjes së mbrojtësit të zgjedhur av.Agron Lamaj që mbron të pandehurin Mariglen Muçaj (i cili kishte lëshuar deklaratë).

Ne kushtet kur, për të pandehurit Ergest Xhoxhi dhe Mariglen Muçaj, konform nenit 352 të K.Pr.Penale u deklarua mungesa në këtë seancë gjyqësore dhe në mungesë të mbrojtësve të tyre respektivë, kjo seancëgjyqësore nuk mund të zhvillohej. Këta mbrojtes janë  bërë shkak për shtyrjen e gjykimit edhe në seancat e mëparshme gjyqësore, dhe në seancën gjyqësore datë 20.02.2012 kishin dijeni rregullisht për datën  dhe orën e seancës gjyqësore nuk kanë bërë prezent shkaqet e mosparaqitjes së tyre përpara Gjykatës.

Në kushtet kur të pandehurit e këtij gjykimi, gjykohen me masë sigurimi personal « Arrest në burg », dhe mbrojtësit e tyre respektivë kanë marrë përsipër mbrojtjen  e të pandehurve Dritan Dajti, Ergest Xhoxhi e Mariglen Muçaj, ligji parashikon që avokatët jo vetëm duhet të kishin vënë në dijeni Gjykatën për shkaqet e mosparaqitjes së tyre në seancë gjyqësore por edhe për të bashkëngjitur provat përkatese për arsyet e mungesës.

Gjykata, konform nenit 56 te K.Pr.Penale ia ka referuar sjelljen e këtyre mbrojtësve Dhomës së AvokatisëTiranë, Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë (Komisionit të Verifikimit të Ankimit) dhe Ministrisë sëDrejtësisë Tiranë (Dhomës së Profesioneve të Lira) si dhe për dijeni Ministrit të Drejtësisë së Republikës sëShqipërisë për të marrë masat e nevojshme disiplinore ndaj avokatëve si dhe për ti kthyer përgjigje Gjykatës për shqetësimin e vazhdueshëm qe ka patur e ka  me avokatët e kësaj cështje.

Ju bëjmë me dije se, seancat gjyqësore janë shtyrë në mënyrë të përsëritur për shkak të mosparaqitjes sëmbrojtësve të këtij gjykimi, fakt për të cilin Gjykata i  është drejtuar në mënyre periodike, sipas rastit për cdo seancë gjyqësore, Institucioneve të lartpërmendura, për marrjen e masave disiplinore për avokatët pergjegjës.

Pavaresisht se Gjykata ka si qellim në cdo rast shpejtësinë e gjykimit të cështjeve, cështja penale nëngarkim të të pandehurve Dritan Dajti, Ergest Xhoxhi dhe Mariglen Muçaj nuk po zhvillohet për shkaqet e mësipërme (mungesa e mbrojtësve).    

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin!

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

ZYRA E MARREDHENIEVE ME PUBLIKUN

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykata: “Arrest me burg” për Dritan Haten Tiranë- Anëtari i bandës Hakmarrje për Drejtësi, Dritan Hate mori...
  2. Dritan Prifti kerkon te heqe njollat Ish ministri i energjetikes Dritan Prifti nuk i ndahet gjyqesorit...