kokthiGjykata e Apelit ka liruar këtë të mërkurë nga burgu drejtorin e degës së Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi.


Trupa gjyqësore ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Kokthit, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.


Gjithashtu, togat e zeza të Apelit e kanë cilësuar si të paligjshëm ndalimin e drejtorit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.


Konkretisht, Kokthi akuzohet se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave.