Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Brendshëm Sajmit Tahiri.


Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë burg pa afat për ish-ministrin socialist.


Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas Tahiri hoqi dorë vullnetarisht nga mandati i deputetit që u pasua me vendimin zyrtar të KQZ që e zhveshi Sajmir Tahirin nga mbrojtja politike duke ja kaluar mandatin e tij pasardhësit në listën e Tiranës, Spartak Braho.


Njoftimi i Gjykatës


Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës. Caktimin e masës së sigurimit personal Arrest në shtëpi, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.


Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga Kodra e Diellit, Pallati Nr.3.


12 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)