Gjykata e LarteAshtu siç ishte paralajmëruar Presidenti i Republikës Bujar Nishani nisi sot takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.


Takimin e parë kreu i shtetit e ka zhvilluar me kreun e grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, për të vijuar më pas me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.


Ky i fundit në një prononcim për mediat pas takimit u shpreh se ende nuk ka emra konkretë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Ende nuk ka emra, ne jemi të përcaktuar në kriteret që kemi pasur dhe në momentin që presidenti do të përcaktojë dhe emrat besoj se nëse kriteret do të zbatohen absolutisht ne do të jemi dakord. Nuk i kemi kërkuar emra nuk kam paraqitur asnjë emër, kemi biseduar për kriteret, presidenti shpjegoi edhe procedurën dhe presim dekretimin e emrave,- tha Paloka.


Pas Palokës, ka qenë radha e kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ti drejtohej Presidencës.


Ishte një takim ku u diskutua për përzgjedhjen e kandidatëve për duke pasur në mënyrë të natyrshme në fokus respektimin e procedurave dhe kritereve ligjore. Së pari mbi parimet që ndërtojnë procesin dhe ndamë me presidentin Nishani dhe mënyrën sesi do të vazhdojë ky proces sepse sot ishte një konsultim dhe një ndarje idesh për mënyrën sesi presidenti ka menduar ta ndërtojë këtë proces  duke zbatuar kriteret ligjore të vendosura për përzgjedhjen e kandidatëve dhe diskutuam sigurisht për këto kritere do ta udhëheqin këtë proces në ecurinë e mëtejshme të tij që me  ardhjen e dekreteve dhe deri në miratimin e tyre në Parlament. Unë u njoha me të gjithë mënyrën dhe problematikën dhe kriteret ligjore që e ndërtojnë këtë proces dhe këtë informacion do t`ia përcjell grupit parlamentar të LSI-së. Lista e paraqitur prej 20 e ca kandidatë janë njerëz me eksperiencën në fushën juridike, me integritet të përcaktuar moral dhe profesional, pra është një listë e pasur dhe në të cilën ka mundësi zgjedhjeje të kandidatëve që vijnë qoftë nga gjyqësori, qoftë jashtë gjyqësorit,- tha Vasili.


Takimet kanë vijuar me kreun e grupit parlamentar të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe me kreun e grupit parlamentar të PR-së, Fatmir Mediu.


6 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Gjykata e Lartë, Nishani konsulta me krerët e grupeve parlamentare. PD dhe PS:Nuk diskutuam emra u publikua me pare te Gazeta SHQIP.