Vendimi u mor pas seancës së sotme, ku në këtë proces u paraqitën pretendimet e dy denoncuesve, banorë të fshatit Gërdec. Me sa duket, provat e sjella nuk i kanë shërbyer anëtarëve të trupit gjykues për të vijuar procesin ndaj Mediut.

“Nuk ka vend për të kërkuar imunitetin e Fatmir Mediut”, thuhet në vendimin e marrë sot, për të shtuar se “nuk ka prova të mjaftueshme nëse Mediu ka kryer vepër penale”.

Në seancën e sotme, Mediu mungoi, duke u përfaqësuar nga avokatët mbrojtës të tij. Avokati Ardian Visha u shpreh se çështja tashmë është mbyllur, megjithëse ka deklaruar se mund të ketë sërish kërkesa.