Gjykata me e larte e Kombeve te Bashkuara me vendimin e saj konfirmoi interpretimin juridik te Gjermanise. Qeveria gjermane ne fund te vitit 2008 i ishte drejtuar Gjykates Nderkombetare per te shqyrtuar nese vendimet e shpallura nga disa gjykata italiane per zhdemtime financiare per shkak te krimeve naziste ishin ne perputhje me te drejten nderkombetare. Behej fjale per padi ne Itali te cilat i referoheshin krimeve te luftes te kryera gjate pushtimit gjerman mes shtatorit 1943 dhe majit 1945 dhe qe synonin vendime per zhdemtime nga Republika Federale.



Keshtu per shembull Gjykata italiane e Kasacionit kishte vendosur qe Gjermania duhej te zhdemtonte te mbijetuarit e nje masakre me me shume se 200 civile te vrare te kryer nga ushtria naziste ne Toskana ne vitin 1944.



Sipas interpretimit gjerman drejtesia italiane me vendime te tilla kishte shkelur parimin themelor te imunitetit te shteteve. Personat private sipas ketij parimi nuk kane te drejte te padisin nje shtet ne gjykatat e nje shteti tjeter.



Gjermania thekson njohjen e pergjegjesiseBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pushtimi i Romes nga trupat e Vermahtit ne 1943.



Ne paraqitjen e pleduajeve para Gjykates Nderkombetare ne vjeshte e ngarkuara e Gjermanise Susanne Wasum-Rainer pati theksuar se me kete padi Gjermania nuk i kundervihet viktimave te nacionalsocializmit dhe as nuk kerkon ti shmanget pergjegjesise se saj. Megjithate per pasojat materiale te Luftes se Dyte Boterore me vendet e prekura jane lidhur marreveshje paqeje dhe zhdemtimi.



Sipas te dhenave te Ministrise se Jashtme gjermane ne vitin 1961 Italise i jane paguar 40 milione marka zhdemtim. Italia atehere pati hequr dore juridikisht nga cdo lloj kerkese tjeter. Kritiket kishin argumentuar se Gjermania naziste e kishte humbur imunitetin e saj si shtet per shkak te lufterave te saj sulmuese dhe mosrespektimit sistematik te te drejtave te popullsise civile. Pala italiane argumentoi ne procesin ne Gjykaten Nderkombetare se krimet e kryera nga trupat e Rajhut te III-te jane krime nderkombetare dhe per kete arsye imuneti i shtetit gjerman nuk gjen perdorim.



Ne proces ishte e perfshire edhe Greqia pasi te mbijetuar greke i ishin drejtuar gjykatave italiane per shkak te krimeve naziste. Te afermit e viktimave te nje masakra te njesive SS ne qershor 1944 ne fshatin Distomo ne Greqine qendrore paten marre nga drejtesia italiane te drejten per te plotesuar ne Itali pretendimet e tyre per zhdemtime.



Autor Michael Wehling afpdpa ape/Eliana Xhani

Redaktoi Esat Ahmeti