Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dritan Haten, i arrestuar mbrëmjen e së enjtes. Gjykata i ka komunikuar Hates masën e sigurisë, pasi 36-vjeçari është dënuar në mungese nga Gjykata e Krimeve të Renda me 23 vite burg. Në momentin e arrestimit Hate ka qenë i armatosur dhe i shoqëruar me dy persona të tjerë të po të armatosur. 36 vjeçarit, përveç dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda do t’i shtohet edhe një akuzë e re, ajo e armëmbajtjes pa leje. Dritan Hate rezultonte në kërkim prej vitit 1996. Hate është gjykuar dhe dënuar për grabitjen e armatosur të filialit të firmës piramidale "Gjallica", në Vlorë, në vitin 1994. Grupi “Hakmarrja për Drejtësisë” pjesë e të cilit ishte dhe Hate, ka qenë akuzuar për një sërë vrasjesh, rrëmbimesh dhe aktesh terroriste të kryera në vitet 1994-1996, si dhe për vrasjes e shoferit të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.