Pas daljes nga Gjykata e Krujës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen.


E vetmja gjë që ai deklaroi kishte lidhje me Lulzim Bashën, të cilin e paralajmëroi për zgjedhjet e ardhshme. Në një farë mënyrë, Rrahja e akuzon kryedemokratin si shkaktar të mediatizimit të çështjes.


Lulzim Basha ta provojë në votime, deklaroi Rexhep Rraja.


24-vjeçari u arrestua paraditen e të dielës, pasi ekspertiza mjeko-ligjore provoi se 25-vjeçarja, e cila kishte bërë denoncim ndaj tij ishte dhunuar.


Masa e sigurisë arrest me burg u kërkua nga prokurorja Mirela Kapo, ndërsa vendimi u dha nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.


Xhisiela Maloku, në emisionin Open, mohoi të jetë dhunuar, por se denoncimin për djalin e deputetit Rrahman Rraja, e ka bërë nga xhelozia pas ndarjes mes tyre.


2 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)