haxhi giuGjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë "arrest me burg" për prokurorin Haxhi Giu, i arrestuar pak ditë më parë.

Giu akuzohet për korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të detyrës. Ai ka qenë i njohur si ish-anëtar i grupit të prokurorëve të çështjes "Hajdari".

Nga hetimet ka rezultuar se Giu do të merrte 29 mijë euro ryshfet nëse do të arrinte të zbuste dënimin e një të dënuari për trafik narkotikësh.

Gjatë seancës së sotme, gjykata ka dhënë masën "arrest me burg" edhe për shtetasin Aleks Shpori, i cili tentoi të korruptonte prokurorin për të lehtësuar pozitat e vëllait të tij.