TIRANE- Gjykata e Tiranës vendos të pushojë dosjen e divorcit mes kryetares së KQZ Lefeteri Lleshit dhe bashkëshortit të saj Arjan Lleshi.

Shkak i këtij vendimi është bërë mosparaqitja në sallën e gjyqit të paditësit Arjan Lleshi, dhe për pasojë gjyqtarja Irena Hoxha ka vendosur të ndërpresë procedurat ligjore të divorcimit të çiftit Lleshi. Mes Lefterie dhe Arjan Lleshit, janë zhvilluar 12 seanca gjyqësore, ku tek ansjëra prej tyre kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk është paraqitur.

Në fakt kjo histori divorci nisi si lojë dhe përfundoi si lojë, ku synimi ishte vetëm marrja e tenderit të printimit të 20 mijë fletëve të votimit për zgjedhjen e pjeshmë që do zhvilloheshin në muajin Shtator 2012. Tenderin për prindimin e këtyre fletëve e ka fituar kompania “Adel Co”, një kompani që është themeluar nga bashkëshorti i kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi. Pikërisht gjatë vitit 2013 kanë nisur dhe procedurat e divorcit, siç duket për të dhënë një efekt të ndarjes së këtyre dy personave, ndërkohë që në 5 shkurt, procesi marratonë merr një kthese të papritur ku burri i Lefteries, Arjan Lleshi, nuk paraqitet në gjykatë, dhe se gjyqtraja Hoxha vendos pushimin e çështjes së divorcimit.

Mësohet se në padinë e tij Arjan Lleshi ka kërkuar zgjidhjen e martesës lidhur midis bashkëshortëve Arjan dhe Lefterie Lleshi. Lënien e dy fëmijëve të tyre Elio dhe Adlei për rritje dhe edukim të paditurës. Detyrimin ushqimor sipas mundësisë ekonomike të secilit bashkëshort. Të drejtën e paditësit për të takuar të dy fëmijët e tij cdo fundjave nga ora 17.00 e ditës së premte deri në orën 17.00 të ditës së shtunë. Të drejtën të marrë dhe të mbajë fëmijët një muaj për pushime në periudhën e verës  korrik-gusht, duke thirruar si të paditur bashkëshorten e tij Lefteri Lleshi dhe mbështetur kërkimin e tij në nenet 132, 133 te K.Familjes e 154/a, 349 të K.Pr.Civile.


Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)