Vendimi


Studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, pritet që ti rikthehen mësimit pas nëntë ditëve protestë në lidhje me vendimin e Drejtorisë Tatimore për sekuestrim të godinës. Kjo e drejtë u dha nga Gjykata e Tiranës, e cila mbështeti ankimimin e UNT-së për të rrëzuar vendimin e tatimorëve, të cilët morën masën drastike të sekuestrimit të godinës pas mosshlyerjes së një borxhi nga ky universitet prej 400 milionë lekësh. Pak ditë më parë, vetë administrata e UNT-së njoftoi se kishte filluar nisjen e negociatave me tatimorët për shlyerjen e këtij borxhi, duke paguar 30% të shumës. Deri sa gjykata mori vendimin, studentët dhe akademikët nuk u lejuan të futeshin në ambientet e brendshme të universitetit privat.


Ky shkrim Gjykata rihap Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.