Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.


Tahiri si në të gjitha seancat e mëparshme është paraqitur në Gjykatë në shoqërinë e avokatit Maksim Haxhia.


Në paraqitjen e fundit ne Gjykatën për Krime të Rënda, teksa seanca dështoi avokati Makism Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim e shkurtuar për ish-ministrin.


Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.


Haxhia kishte thënë më parë se ky nuk ishte veprim serioz i Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërsa shtoi se ata do të kërkojnë pafajësinë në seancën paraprake.


Është shtyrë seanca sepse organi i Prokurorisë, nëpërmjet oficerëve të Policisë Gjyqësore duhet të kishte bërë lajmërimin e të hetuarve dhe nuk e ka bërë. Gjë, që nuk është serioze për një organ të tillë, që është i mobilizuar dhe për më tepër, këtë çështje kaq serioze. Ata janë në kërkim, por ka edhe procedura lajmërimi, tha Haxhia.