gjykataGjykata e Krimeve të Rënda është “blinduar”, këtë të martë nga forcat e rendit.


Kjo për faktin se sot aty do të zhvillohen dy seanca gjyqësore: masa e sigurisë për të arrestuarin Emiljano Shullazi dhe gjyqi ndaj imamëve të akuzuar për terrorizëm.


Report TV  raporton se janë angazhuar rreth 70 forca speciale, nga Reaparti Shqiponja i Drejtorisë së Policisë së Tiranës.


Në pritje të seancës, janë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e Gjykatës.


Seanca ndaj Shullazit pritet të jepet rreth orës 11.00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i cili po ashtu ka drejtuar kolegjin penal që dënoi Dritan Dajtin.


Ndërkohë po sot do të jepet masa e sigurisë, për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.


Ndërkohe xhihadistë janë në fazën e konluzioneve të mbrojtjes pasi prokuroria ka kërkuar 152 vite burg.


Për rrezikshmëri e seancës në procesin ndaj xhihadistëve ka paralajmëruar pak ditë më parë dhe ambasada amerikane, e cila i kërkoi shtetasve të saj të shmangin lëvizjet rreth kësaj gjykate.