Emiljano Shullazi në gjyq

Pas dy orësh seancë, përballja mes dëshmitarit të penduar të drejtësisë Ylvi Beqja dhe të pandehurit Emiljano Shullazi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka qenë shumë e ashpër.


Beqja e i ka qëndruar deklaratave të mëparshme, duke e akuzuar Shullazin dhe grupin e tij se i kanë vendosur disa herë gjoba.


Më kanë ofruar 7 milionë euro që të tërheq padinë ndaj Shullazit. |Ai dhe grupi i tij më kanë kërcënuar me armë. Dikush ka kërkuar të tërheq denoncimin në emër të Shullazit. Jam kërcënuar edhe nën mbrojtje.


Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë prej 500 mijë eurosh.


Ndërkohë, të pandehurit kanë kallëzuar prokurorët e çështjes, Elez Nakuçi dhe Elisabeta Ymeraj për falsifikim të procesverbaleve.


20 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)