Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Fran Prendi në gjyqin e Emiliano Shullazit.


Po kështu trupa gjykuese rrëzoi edhe kërkesën për veçimin e gjykimit për Blerim Shullazin.


Ky i fundit përmes avokatit të tij mbrojtës kishte kërkuar veçim gjykimi për shkak të kompetencës lendore dhe dërgimin e dosjes se tij në gjykaten e Krujës.


Sakaq Prokuroria ka kërkuar të merren në cilësinë e dëshmitarëve në gjyq 38 persona, mes tyre ish-Ministri Saimir Tahiri, ish- Ministrja Lindita Nikolla, kreu i policisë Haki Çako, biznesmeni Ylvi Beqaj, ish-rektori Dhori Kule dhe rektori i UT Mynyr Koni.


Emiliano Shullazi dhe katër anëtarët e tjerë të grupit, akuzohen për disa vepra të rënda penale që nga gjobëvënia e deri te kërcënimi për jetën.


Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqa dhe Endrit Zela akuzohen nga prokuroria per gjobëvënie ndaj 3 biznesmenëve dhe shkatërrim prone me eksploziv.


Gjithashtu Shullazi akuzohet edhe për kërcënimin e dy akademikeve, Dhori Kule dhe Mynyr Koni.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter