Qeveria i akordoi dje Ministrise se Puneve te Jashtme ne buxhetin e saj nje fond prej 890 mije euro, te cilin kjo ministri do ta perdori per perballimin e shpenzimeve per zgjidhjen me marreveshje te procesit gjyqesor, me pale shtetin shqiptar dhe ish-pronarin e nderteses se vjeter te ambasades shqiptare ne Rome, si edhe per te perballuar shpenzimet gjyqesore ndaj studios ligjore Polverini Agaci, e cila eshte marr me zgjidhjen e kesaj ceshtje. Keshtu, sipas vendimit te marre nga qeveria dje 750 mije euro do te perdoren per te kompensuar familjen Xhani, ne lidhje me detyrimet qe pala shqiptare i kishte per zenien e truallit te tyre legjitim me ndertimin e ambasades tone aty. Nga ana tjeter, nga shuma e pergjithshme prej 890 mije, 140 mije euro do te shkojne per firmen ligjore, e cila eshte marre me zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, duke perfshire edhe fazen e negociatave per marreveshjen e lidhur mes pales shqiptare dhe familjes italiane.