Në vijim të seancës ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, ka dëshmuar Jurgen Çyrbja, ish-kryeregjistrues. Ai ka sqaruar në seancë se si është takuar me Shullazin.
Çyrbja: Në kohën që isha regjistrues në Durrës, më ka ardhur Ilvi Beqaj në zyrë. Jam takuar me Shullazin dhe Ilvi Beqajn për regjistrimin e ish-hotel Vollgës.
Shullazi më ka thënë nëse të vjen me shkresë nga Zyra Qendrore e regjistron pronën.
Kam diskutuar me ish-kryeregjistruesin Ilirjan Muho për regjistrimin e ish-hotel Vollgës. Më ka ardhur urdhri nga hipoteka për ta regjistruar.
Më herët, i pranishëm në seancë ka qenë dëshmitari tjetër, avokati Neshat Fana.
Ai ka deklaruar në sallë se ligji për Avokatinë e pengon të dëshmojë, ndërsa ka shtuar se biznesmeni Ylvi Beqaj është klienti i tij.
Ishte biznesmeni Beqaj ai që ka deklaruar se avokati Fanaj e kishte njohur me Emiljano Shullazin për të mundësuar marrjen e pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter