Shqipëria do të luajë sot takimin e dytë të edicionit të eliminatoreve të Europianit 2020, me sfidën përballë Andorrës në transfertë, ku fitorja është një detyrim.


UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të vënë drejtësi në sfidën e Andorrës dhe bëhet fjalë për një 4-she gjyqtarësh nga Sllovenia.

Kështu kryesor do të jetë Filip Glova, ndërsa asistentë të tij do të jenë Franisek Ferenec dhe Peter Kovaç.


Glova ka një precedent me Shqipërinë, pasi ka qenë arbitër i katërt në sfidën miqësore Austri-Shqipëri, e cila u zhvillua në prag të Euro 2016-ës dhe kuqezinjtë humbën 2-1.