Gjyqtarët brazilianë, të cilët do të drejtojnë ndeshjen e Grupit B të Kampionatit botëror mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shtunën, i janë nënshtruar një kursi për të mësuar sharjet në gjuhën angleze, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters të enjten.



Gjyqtari kontraverz Carlos Simon ka studiuar një listë prej 20 sharjeve në gjuhën angleze. Roberto Braatz, njëri prej dy asistentëve të Simonit, tha: “Ne nuk mund t’i mësojmë ato në 11 gjuhë të ndryshme, por së paku duhet t’i dimë sharjet në gjuhën angleze”.



Asistenti tjetër, Altemir Hausmann, shtoi: “Ne duhet të mësojmë fjalët që përdorin futbollistët. Të gjithë përdorin sharje dhe e dimë se do të dëgjojmë disa ‘bir i ....”. Të hënën sulmuesi anglez Wayne Rooney ishte ndëshkuar me karton të verdhë pasi kishte sharë gjyqtarin Jeff Selogilwe gjatë ndeshjes miqësore kundër ekipit Platinum Stars. Pas ndeshjes, Selogilwe e paralajmëroi Rooneyn të ketë kujdes në sjelljen e tij gjatë Kampionatit botëror.