Kërkesa

Barazimi 1-1 në fushën e Bylisit vazhdon të jetë në fokusin e Tiranës. Klubi bardheblu nuk e ka harruar ndeshjen e luajtur në Ballsh përpara dy javësh (më saktësisht më 11 dhjetor), mbi të gjitha për gjykimin e Kridens Metës. Arbitri është akuzuar ashpër nga trajneri Nevil Dede për vendimet në dëm të bardhebluve, ndërsa tashmë drejtuesit e 24-herë kampionëve janë hedhur në sulm. Shefi i klubit, Rauf Dimraj ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kërkohet masa ekstreme për “bilbilin”. Ai ka theksuar se ky Meta nuk duhet të arbitrojë më, duke nënkuptuar këtu përjashtimin. Pas asaj sfide, tekniku Dede u pezullua për dy javë për hyrje në fushë pa lejen e gjyqtarit, gjatë protestave për vendimet e marra, ndërsa mbrojtësi Osmani u gjobit për deklarata ofensive në media.