Gjyqtari i mirënjohur gjerman, Wolfgang Stark i ka kërkuar falje publike Borusia Dortmundit dhe mbrojtësit Shcmelzer.


Në ndeshjen mes Dortmund dhe Wolfsburg, Stark e dëmtoi rëndë Borusia Dortmundin duke i’a përjashtuar nga ndeshja mbrojtësin Schmelzer në një aksion ku nuk pati fare të drejtë. Stark e dëmtoj Dortmundin kur mendoj se Schmelzer kishe luajtur me dorë duke e përjashtuar atë nga ndeshja në pjesën e parë.


”Pas ndeshjes e pashë në kamera se kisha gabuar. I kërkoj falje Dortmundit dhe mbrojtësit Schmelzer pasi që unë mbajë përgjegjsinë për humbjen e tyre” deklaroi Stark.


/>