Përkundër tërheqjes së dekretit nga qeveria, rumunët kanë mbushur edhe mbrëmjen e sotme rrugët, ku protestuan më shumë se gjysëm milioni njerëz.


Ata hidhnin parulla për “Dorëheqje” dhe valëvitnin në duar flamuj rumune.


“Kjo është protesta më e madhe në Bukuresht deri tani. Sipas disa vlerësimeve, 200.000 njerëz u mblodhën në Bukuresht, dhe 400.000 në të gjithë Rumaninë. Qendra u mbyll, dhe interneti nuk punon. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Sapo qeveria tërhoqi dekretin, kërkesa për dorëheqjen e saj u shfaq si primare “, raportoi gazetari i Al Jazeera, Jelena Glusaç.


Por pavarësisht presionit popullor në rritje, kryeministri rumun Sorin Grindeanu deklaroi sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.


Ai bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë për të përgatitur një projektligj që do të dërgohet në parlament, njoftoi AP.


Kryeministri kërkoi gjithashtu nisjen sa më parë të një diskutimi publik me të gjitha partitë politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile mbi elementët e diskutueshëm të dekretit që provokoi protesta masive në të gjithë vendin.


Ka shumë konfuzion, dhe ka pasur shumë interpretime të shtrembëruara. Ministri i Drejtësisë duhet të mbajë përgjegjësi.


Qeveria e Rumanisë shfuqizoi të dielën dekretin në një mbledhje emergjente për këtë çështje.


Dekreti i miratuar të martën dhe që parashikohej të hynte në fuqi me 10 shkurt, parashikonte shfajësimin e zyrtarëve nga akuzat për korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës.


Shfuqizimi i dekretit erdhi pas protestave të përditshme, më të mëdhatë  që nga rënia e komunizmit në Rumani.


Ndërkohë edhe BE kishte paralajmëruar Rumaninë që nuk duhet të bëntë hapa prapa në luftën kundër korrupsionit.


 /Oranews.tv/



 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter