Nuk eshte krejt normale ne keto dite ti bllokosh dikujt makinen. Ai edhe mund te godase ndonese je punonjes i policise. Keshtu ka ndodhur ne territorin e Durresit. Jo vetem nuk i eshte bindur urdhrit per shoqerimin e makines ne piken e bllokimit por edhe ka goditur policin. Ngjarja u regjistrua ne vendin e quajtur Mbikalimi i Fushe-Krujes. Autori eshte Ilir Bajraktari 22 vjec. Pasi polici i qarkullimit i ka kerkuar dokumentet dhe ka pare qe makina e Bajraktarit nuk ka pasur te gjitha dokumentet ne rregull punonjesi i policise ka kerkuar ta shoqeroje ate ne piken e bllokimit. Por ne kete moment ka nisur dhe konflikti mes policit dhe drejtuesit te mjetit. Pas fjaleve te para Bajraktari ka nxjerre nje celes nga makina e tij dhe e ka goditur ne koke policin. Sipas policise ai e ka goditur ate me nje pjese celesi metalik ne vetullen e djathte. Ilir Bajraktari eshte arrestuar nga policia dhe ndaj tij ka nisur ceshtja penale.