Një operacion i policisë së Durrësit i koduar Brava ka shkatërruar një grup kriminal, të dyshuar për rreth 20 vjedhje banesash, duke vënë në pranga dy persona dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.


Arrestimi i të dyshuarve të cilët ishin kthyer në tmerrin e qytetit bregdetar u bë pasditen e djeshme, e enjte, ku u sekuestruan armë, fishekë, kanabis sativa, para dhe një pjesë e sendeve të vjedhura.


Nga hetimet disa mujore është zbardhur dhe bërë dokumentimi i plotë ligjor i 18 vjedhje banesash të kryera në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.


Të arrestuarit janë Rezart Hyskolli 29 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gentjan Kala 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë siguri Arrest shtëpie për vjedhje.


Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre, S.T., 27 vjeç dhe D.I., 24 vjeç, banues në Tiranë.


Të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B., në lagjen Nr.1 Durrës dhe R.B., në lagjen Nr.6 Durrës.


Autorët e dyshuar vidhnin me anë të thyerjes së bravave të apartamenteve, me mjete të ndryshme si çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa anglez, doreza. Në këtë mënyrë ato hynin brenda në banesë dhe vidhnin sende me vlerë. Sendet e vjedhura i transportonin me dy automjete dhe i dërgonin në një banesë në lagjen Nr.13, Plazh.


Pas hetimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme është zbuluar se autorët kishin një apartament në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, ku pas kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një pistoletë, model 54; gjashtë fishekë,një automjet tip Golf; një automjet tip Toyota; veglat me të cilat realizonin hapjen e dyerve duke thyer bravat, çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa anglez, dy palë dorashka; një sasi prej 130 mijë lekë të reja; 300 dollarë amerikanë, 150 euro; rreth 300 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.


Gjithashtu u janë gjetur bizhuteri të ndryshme si 20 varëse, 50 unaza, 18 byzylykë, 60 palë vathë, 10 medalione, 19 ora, 7 parfume, 6 telefona celularë, 6 karta komunikimi, 1 kamera, 2 aparatë fotografikë karte abonimi TV, Playstation etj.


Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale Vjedhja, Prodhim dhe shitje të armëve dhe municionit luftarak dhe Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të kryera në bashkëpunim.


Rastet për të cilat akuzohen


1. Më datë 01.11.2016, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Ll. R. 59 vjeç, ku kanë marrë 1 000 dhe disa bizhuteri.


2. Më datë 18.11.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Q.Ç. 65 vjeç, ku kanë marrë 83 000 lekë.


3. Më datë 24.11.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.Sh. 51 vjeçe, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.


4. Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H..L. ku kanë marrë 1 Televizor.


5. Më datë 01.01.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D.Ç. 46 vjeç, ku kanë marrë 1 300 000 lekë dhe disa bizhuteri.


6. Më datë 07.02.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.T. 43 vjeç, ku kanë marrë 40 000 lekë dhe 400 .


7. Më datë 22.02.2017, në lagjen Nr.7, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Sh. 65 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.


8. Më datë 06.03.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.A. ku kanë marrë sende me vlerë rreth 225 000 lekë.


9. Më datë 08.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.V. 27 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një lap-top.


10. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.18, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.K. 50 vjeç, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.


11. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.B. 39 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.


12. Më datë 15.03.2017, në lagjen Nr.9, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. 74 vjeç.


13. Më datë 23.03.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.L. 53 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.


14. Më datë 03.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Y.K. 52 vjeçe, ku kanë marrë disa oriendi shtëpiake.


15. Më datë 12.04.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M. 34 vjeç, ku kanë marrë 50 000 lekë.


16. Më datë 14.04.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L. 25 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.


17. Më datë 18.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.C. 54 vjeç, ku kanë marrë 80 000 lekë dhe disa bizhuteri.


18. Më datë 18.04.2016, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.Ç. ku kanë marrë 150 000 lekë dhe disa bizhuteri


21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)