Në Romë nga policia italiane ka nisur një mega-operacion policor  për goditjen e klanit Casamonica, të cilit do ti shkatërrohen 8 vila luksoze në periferinë lindore të kryeqytetit, të ngritura në mënyrë të paligjshme. “Casamonica” është organizatë kriminale që ka vepruar prej vitesh në Romë.


Pas njoftimit nga kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, qindra forca policie ndërhyën duke nxjerrë nga shtëpitë përrallore rreth 35-40 persona, duke përfshirë disa të mitur.


Kryebashkiakja Raggi që ishte e pranishme në operacionet e dëbimit, u ofendua nga disa banorë të shtëpive të paligjshme.





#Roma #abusoedilizio Quadraro, 8 ville dei #Casamonica sgomberate: operazione di ripristino della legalità #municipio7


Quadraro, 8 ville dei #Casamonica sgomberate: operazione di ripristino della legalità #municipio7


Gepostet von Corpo di Polizia Locale di Roma Capitale am Dienstag, 20. November 2018



“Ata kanë bërë rezistencë, tha komandanti i brigadës së Romës Antonio Di Maggio referuar banorëve.


Ndërkohë, brenda vilave kishte tavane të pikturuara, perde ari, dy statuja tigri dhe një kalë të veshur në ar, por edhe drogë. “Në vila gjetëm orendi të kushtueshme, shumë luksoze”, tha Di Maggio.


Operacioni për prishjen e vilave luksoze do të zgjasë një muaj dhe fillimisht do të ketë një fazë çlirimi dhe heqje të mallrave shtëpiake. Pastaj çdo pronë do të bëhet e papërdorshme me një prishje të shënjestruar. Zona ku janë ndërtuar vilat është subjekt i kufizimeve arkeologjike, peizazhore dhe hekurudhore.