Transmetuar më 26.11.2016 - 11:43







Justin Bieber vazhdon të rrisë reputacionin e tij si një këngëtar që nuk kujdeset shumë për fansat e tij, sidomos pasi gjakosi një fans në Barcelonë, duke e goditur me grusht.



Por Rita Ora nuk mendon kështu dhe ka dalë në mbrojtje të Justin Bieber. Këngëtarja ka thënë se nuk është normale që dikush të të prekë fytyrën, dhe instinktivisht çdo njeri do të vetëmbrohej, ashtu siç Bieber bëri.



“Kam përjetuar vetë momente tmerri. Në disa raste, fansat e tejkalojnë vijën e sigurisë dhe për një moment bëhet gjithçka shumë e frikshme. Mendoj se reagimi i Justin ishte shumë natyral, të gjithë do të vepronin njëjtsoj”, tha Ora.



Ditë më parë, një fans u përpoq të prekte Bieber ndërsa makina po ecte me ngadalë, por 22-vjeçari reagoi ashpër duke e goditur në fytyrë. Më pas, fansi shihet duke prekur gojën dhe duke i treguar kamerës buzën e përgjakur.



Nga kjo shfaqje aspak e këndshme, as Justin Bieber mesa duket nuk do të shpëtoj lehtë. Kjo se, Kevin Ramirez që mbeti i lënduar ka thënë se pas gjestit të yllit të popit, ai ka mbetur i dëshpëruar pasi nuk priste një sjellje të tillë nga këngëtari.



Prandaj, ai ka vendosur që ta denoncojë këngëtarin. “Kjo çështje tani është në duart e avokatëve. Ata do të ballafaqohen me këtë”, ka thënë Ramirez në një intervistë për një radio.  {"videoid": "1109362", "sid":"2"}


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/1)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});