Dhunoi rëndë nusen e xhaxhait, së bashku me të atin dhe të vëllanë, policia arreston 32-vjeçarin Algert Koleci 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz. Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2018, ku Medi Koleci së bashku me dy djemtë Algertin dhe Admirin dhunuan duke goditur me sëpatë kunatën për çështje pronësie. Menjëherë pas krimit, policia buri në pranga  shtetasin Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, ndërsa u prangos në fshatin Armath. Ndërkohë që vijon  të jenë në kërkim Medi Koleci.


Ngjarja


Qefsere Koleci 55-vjeçe ka pasur konflikte të mbartura me familjen e Medi Kolecit për cështjet e pronësisë.  Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 23 vitesh për të shkuar në tokën e tyre.


Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën e mbjellë me ullinj, por ky veprim ka inatosur xhaxhain e familjarët e tij. Ai ka tentuar që të bllokojë sërish rrugën pas ndërhyrjes se IKMT, por policia e ka shoqëruar disa orë, ndërsa sapo e ka liruar, ai së bashku me djemtë në shenjë hakmarrje kanë dhunuar sot 55-vjeçaren.


Medi Koleci sapo doli nga komisariati ku u shoqërua për disa orë, së bashku me dy djemtë e tij kanë dhunuar Qefsere Kolecin. Ata e goditën me sëpatë duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa më pas e hodhën në kanal. E ndërsa 55-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës, policia prangosi njërin nga nipërit e bashkëshortit të saj që e goditën. 55-vjeçarja u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët e saj, të cilët e çuan menjëherë në spital. Dy vëllezërit Admir dhe Algert Koleci tashmë janë të arrestuar, ndërsa babai i tyre vijon të jetë në kërkim nga policia.


Qefsere Koleci është 55-vjeçarja që u gjet dje e masakruar në një ferrë pranë tokës së saj në Manëz të Durrësit. Ajo tregon për gazetaren e Fax Neës Eksiola Shehu se është dhunuar nga Medi Koleci dhe më pas është hedhur në ferra, teksa tregon se ka dëmtim të kafkës së kokës, dhe një këmbë dhe një dorë të thyer.


Dëshmia e gruas së dhunuar


Pashë zotërinë duke prerë pemët, kishte marrë masat për të më rrethuar me të dy çunat. Më ka goditur me sëpatë në kokë dhe më është thy kafka e kokës, më është thyer këmba dhe dora. Isha nisur për te prona ime, jo te rruga që kemi pasur sherrin. Më ka sulmuar Medi Koleci, dy djemtë nuk më kanë goditur, më është turrur dhe më ka rënë direkt me sëpatë në kokë.


I kam thërritur kunatës dhe i kam thënë, hajde se më mbyti. Dy çunat nuk më kanë qëlluar, më kanë hedhur në ferrë më pas, më kanë kërkuar një orë dhe me zor më kanë gjetur aty. Tokën e kam gjysmë orë larg nga shtëpia, më gjeti goca dhe kunata të masakruar.


12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)