Një 57 vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia me akuzën se ka goditur punonjësin e OSHEE-së për shkak të detyrës. Në pranga ka rënë Gëzim Koçiu, banues në Lushnje.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin M.T, 58 vjeç, banues në Lushnje.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter